Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë vdekur gjashtë persona, dhe janë regjistruar 275 raste të reja me infeksion nga 1422 testime që janë . Ndërkohë që janë shëruar 114 qytetarë, duke e çuar në 11,007 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit humbën jetën 6 qytetarë me Sars Cov2 në 2 spitalet Covid: 61 vjeç nga Korça, 67 vjeç nga Pogradeci, 69 vjeç nga Lezha, 71 vjeç Vlorë, 73 vjeç nga Fieri dhe 74 vjeç nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 163 raste në Tiranë, 30 në Korçë, 15 në Shkodër, 12 në Durrës, 11 në Pogradec, 9 në Librazhd, 7 në Lezhë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, Mat, nga 2 raste në Devoll, Elbasan, Vlorë, Mirditë, Berat, nga 1 rast në Has, Kavajë, Pukë, Mallakastër, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Prrenjas, Kuçovë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 291 pacientë, 2 më shumë se dje, 13 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët për të mbajtur detyrimisht maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

“Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.  Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19”.

COVID-19 – Statistika (29 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                                         275

Të shëruar ne 24 orë                                      114

Të shtruar në spitale                                       291

Humbje jete në 24 orë                                  6

Testime ditore                                                  1422

Testime totale              122,426

Raste pozitive                       20,315

Raste të shëruara               11,007

Raste Aktive                            8,809

Humbje jete                            499

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  4468

Durrës                  837

Fier                         650

Korçë                    544

Shkodër                522

Lezhë                     396

Elbasan                  378

Vlorë               352

Berat               256

Kukës                      184

Gjirokastër           131

Dibër                91

Burimi:/telegrafi

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here