29/10/2020

Detaje të reja zbardhen nga ngjarja tragjike e ndodhur në minierën e Selishtës, në Dibër, ku janë nxjerrë të pajetë pas 48 orësh trupat e dy minatorëve dhe të një inxhinieri.

Policia ka gjetur fillimisht vetëm rrobat dhe sendet personale të viktimave, ndërsa kur janë futur brenda në galeri, rreth 100 metra, kanë hasur në trupin e pajetë të inxhinierit Ismail Hoxha.

Më pas, janë gjetur të pajetë edhe dy minatorët Fatos Çesku, 55 vjeç, dhe Rrushdi Rushiti, 29 vjeç. Sipas vëllait të inxhinierit, i cili bëri dhe denoncimin në polici për zhdukjen e tyre, viktimat dyshohet se i kanë mbytur gazrat brenda minierës.

Syri.net ka siguruar fotot nga galeria e tragjedisë së rëndë ku humben jetën tre minatorë:

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image

© SYRI.net

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here