Është finalizuar një tjetër operacion policor i koduar “Transportuesi” dhe janë vënë nën pranga 2 shtetas dhe është shpallur në kërkim një i tretë.

Policia njofton se janë sekuestruar 21 kg kanabis sativa dhe dy automjetet me të cilat këta shtetas transportonin lëndën narkotike nga Kurbini në drejtim të Shkodrës, me qëllim trafikimin nëpërmjet kufirit jeshil drejt Malit të Zi.

Në aksin rrugor Milot-Lezhë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar mjetin e dyshuar që mund të transportonte lëndë narkotike dhe i kanë bërë shenjë të ndalonte, por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të Policisë për ndalim dhe është larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjeke të automjetit. Drejtuesi i automjetit ka braktisur mjetin në një servis të në fshatin Tresh, Lezhë dhe është larguar. Gjatë kontrollit në këtë automjet janë gjetur dhe sekuestruar 21 kg lëndë narkotike.

Policia ka bllokuar edhe një automjet tjetër. Nga hetimet paraprake rezultoi se shtetasit N. T., 32 vjeç dhe Z. M.,30 vjeç, banues në Lezhë, ishin bashkautorë me shtetasin K. K dhe i paraprinin rrugën për të njoftuar shtetasin K. K në rast se do konstatonin pika kontrolli të Policisë. Të dy këta shtetas në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

Lezhë

Goditet një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike.

Finalizohet operacioni i koduar “Transportuesi”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Lezhë dhe forcën e posaçme “Shqiponja”.

Vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Sekuestrohen 21 kg e 56 gramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe 2 automjetet me të cilat udhëtonin këta shtetas.

Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut Lezhë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe mbi bazën e informacionit të siguruar në rrugë operative se me një automjet po transportohej lëndë narkotike nga Kurbini në drejtim të Shkodrës, me qëllim trafikimin nëpërmjet kufirit jeshil drejt Malit të Zi, shërbimet policore në DVP Lezhë organizuan dhe finalizuam operacionin policor të koduar “Transportuesi”.

Në aksin rrugor Milot-Lezhë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar mjetin e dyshuar që mund të transportonte lëndë narkotike dhe i kanë bërë shenjë të ndalonte, por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të Policisë për ndalim dhe është larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjeke të automjetit. Drejtuesi i automjetit ka braktisur mjetin në një servis të në fshatin Tresh, Lezhë dhe është larguar.

Gjatë kontrollit të automjetit tip “Golf” me drejtues shtetasin K. K. shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 21 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Po gjatë operacionit, Policia ka bllokuar edhe një automjet tjetër. Nga hetimet paraprake rezultoi se shtetasit N. T., 32 vjeç dhe Z. M.,30 vjeç, banues në Lezhë, ishin bashkautorë me shtetasin K. K dhe i paraprinin rrugën për të njoftuar shtetasin K. K në rast se do konstatonin pika kontrolli të Policisë. Të dy këta shtetas në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Po në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit K. K., 25 vjeç, banues në Barbullojë, Lezhë dhe vijon puna për kapjen e tij.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit K. K.,u gjetën dhe sekuestruan 56 gramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Materialet hetimore iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

/telegrafi/

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here