29/10/2020  

Femra më seksi në botë, Kim Kardashian, ka festuar pak ditë më parë 40-vjetorin e lindjes.

Ajo vendosi që të mos bënte një festë në Los Angeles, por duket që kishte menduar për diçka akoma më të madhe.

Ylli televiziv u “arratis” së bashku me njerëzit e saj më të afërt në një ishull privat në Karaibe. Kim nuk i kurseu fotot e realizuara nga festa e madhe e ditëlindjes. Ajo ndau me ndjekësit disa nga momentet më të bukura.

Edhe pse ylli i “Keeping Up With The Kardashian” u shpreh se janë kujdesur të respektojnë rregullat e duhura para nisjes, fansat kanë vënë në pikëpyetje nëse ata e kanë kuptuar ashpërsinë e virusit.

Për këtë arsye kanë vërshuan komentet ndaj 40-vjeçares. “Ndihem sikur nuk duhet ta kishit ndarë këtë me ne dhe thjesht ta mbanit për vete. Njerëzit po vdesin dhe ne të tjerët po vuajmë ndërsa qëndrojmë në karantinë”, shkroi një përdorues i “Twitterit”.

“Shumë egoist kur njerëzit po vdesin dhe po humbin punën e tyre,” shkroi një tjetër. “Shpresoj të jeni argëtuar duke pretenduar se gjërat ishin normale, por kurseni një mendim për ata që qëndrojnë në botën reale”, kanë qenë disa nga komentet e ndjekësve.

Top Channel

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here