Komisioni i Venecias i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta në lidhje me kërkesën e tij për një opinion në lidhjet me ndryshimet Kushtetuese për Kodin Zgjedhor.

Në përgjigjen zyrtare të Venecias thuhet se për shkak të kohës së shkurtër dhe kompleksitetit të çështjes, Byroja ka vendosur që opinioni të përgatitet sipas procedurës standarde në seancën më të parë në muajin dhjetor, njofton A2 CNN.

“Në përgjigje të letrës tuaj të 21 tetorit, ku ju kërkoni një opinion urgjent për procesin e njëanshëm të ndryshimeve kushtetuese dhe kodit elektoral të republikës së Shqipërisë, kam nderin t’iu informoj se Byroja e Komisionit ka vendosur, që për shkak të kohës së shkurtër të mbetur përpara sesionit të radhës plenar dhe kompleksitetit të çështjes, të mos autorizojë procedurë të përshpejtuar.

Për këtë arsye, opinioni do të përgatitet sipas procedurës së zakonshme dhe do të dorëzohet për shqyrtim në dhjetor. Sipas praktikës tonë, ky opinion në parim do të hartohet së bashku me ODIHR”, shkruhet në njoftim.

Burimi:/Telegrafi

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here