28 Tetor 2020   

policia korce 1100x620

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi u kapën duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm. Ata janë Erald Lalollari 28 vjeç, banues në Shkozet,Edison Muhametaj 29 vjeç, banues në Durrës dhe Rexhep Habili 24 vjeç, banues në Kavajë.

Policia njofton se  të ndaluarit nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe njëri prej tyre i kundërshtoi ata me dhunë, gjatë shoqërimit për në Komisariat.

“Shërbimet e Policisë, pas informacioneve të siguruara në rrugë policore se disa shtetas do të transportonin me dy mjete në drejtim të Tiranës, emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar punën dhe bënë të mundur lokalizimin e mjetit tip “ML” me drejtues shtetasin E. M. dhe mjetit tip “Benz” me të cilin po udhëtonin dy shtetasit R. H. dhe E. L., të cilëve punonjësit e Policisë iu kanë bërë me shenjë të ndalonin, por këta shtetas nuk i janë bindur urdhrit të tyre për të ndaluar dhe janë larguar me shpejtësi.

Policia është vënë në ndjekje të dy mjeteve dhe bëri të mundur ndalimin e tyre dhe prangosjen e 3 shtetasve. Gjatë kontrollit, në mjetin tip “ML” u gjetën 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve, këta shtetas, në bashkëpunim mes tyre, kundrejt fitimit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. 

Gjithashtu, 28-vjeçari Lalollari ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit të tij për në ambientet e Komisariatit”.

Burimi:/A2CNN

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here