28 Tetor 2020   

tabaku 2 1100x620

Jorida Tabaku, e ftuar në “Ditari” në A2, deklaroi se Parlamenti shqiptar “ka ndryshuar javën e kaluar periudhën e hetimit të krimeve të komunizmit”, duke shfrytëzuar për këtë ligjin për antisemitizmin.

“Parlamenti shqiptar ka ndryshuar javën e kaluar periudhën e hetimit të krimeve të komunizmit. Nëse më përpara hetohej periudha nga viti 1941 deri në vitin 1944, tani është kufizuar hetimi duke e përjashtuar këtë periudhë. Kjo është diçka shumë e rëndë dhe problematikë shumë e madhe që të përdoret një ligj për antisemitizmin për të mbuluar krimet e komunizmit”, tha Tabaku.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, u pyet për ndryshimet për periudhën e hetimit të krimeve të komunizmit duke theksuar se ligji për antisemitizmin “nuk ka aspak lidhje me këtë gjë”.

Burimi:/A2CNN

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here