28 Tetor 2020

Është vija kufitare që ndan jo vetëm dy shtete, por edhe dy botë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Meksikën. Por, pavarësisht debateve për murin, të mbështetur nga presidenti amerikan Donald Trump dhe lëvizjes së lirë të njerëzve që kërkojnë një jetë më të mirë në SHBA, jo të gjithë e shohin si pengesë.

Fotografi meksikan Alejandro Prieto ka realizuar disa fotografi mjaft interesante për të treguar se kafshët e egra kalojnë lirshëm nga njëra anë në tjetrën dhe nuk pyesin për politikë. Leopardë, puma, çakej e gjela deti të egër, shfaqen në foto duke kaluar barrierat e ngritura për të penguar njerëzit.

Burimi:/A2CNN

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here