28/10/2020

Në studion e “Historia ime” këtë të mërkurë ka qenë Dije Bega, e cila ka treguar historinë e jetës së saj të mbushur plot me halle. Dije Bega tregon se pas probleme që ka pasur më babanë, i cili e ka dhunuar dhe e ka martuar që të vogël, problemet iu shtuan dhe me sëmundjen e djalit të vogël.

Lindja e Emilianos ka qenë shumë normale, deri në moshën 2-3 vjeç ka qenë shumë mirë, si çdo fëmijë i shëndetshëm. Pasi bëri tre vjeç filloi problemet me temperaturën, la ushqimin, u zbeh në fytyrë. E çuam për kontroll tek mjekja e lagjes, i dha një medikament, vitaminë, por ai nuk bëri përmirësime”, tregon ajo.

Por ajo tregon se pas shumë analizave djali i saj rezulton se ishte me leucemi të theksuar.

Më pas e çoj në pediatri tek Infektivi aty e mbajnë dhjetë ditë e kurojnë pasi Emiliano kishte 10 ditë temperaturë, nuk i binte. Doktorët më thanë se mund ta merrja djalin, Emilano 2-3 ditë në shtëpi por i filloi sërish temperatura dhe e çuam sërish në urgjencë. I bëmë analizat dhe ai doli me leucemi të theksuar”, shprehet Dije Bega.

Nëna e djalit shprehet se e ka dërguar fëmijën dhe në Turqi për kontrolle, ku zbuloi dhe problemet e tjera shëndetësore. Por duke mos mjaftuar shumë probleme që ishin shkaktuar nga kimioterapia, Emiliano pëson dhe një hemoragji cerebrale.

“Doktorët e shtruan dhe thanë që të fillonin kimioteparinë, për një vit vijoi kështu situata. Pas kësaj kimioterapie i uleshin sërish rruazat e bardhat. Emiliano nuk po bëhej mirë dhe ne e dërguam në Turqi. Në Turqi vetëm sa bëri një kontroll, por leucemia ka kaluar si sëmundje, por i ka lënë sëmundje të tjera mbrapa. Ka marrë hepatitin C, mushkëria ishte qelbëzuar, nuk i funksionon gjysma. Para gjashtë vitesh mori një goditje cereblarele, i mori gojën, nuk flet dhe tani nuk është i vetëdijshëm.  Tani ai është i pavetëdijshëm, nuk kupton nuk flet, me pampers”, shprehet nëna.

/tvklan.al

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here