Kryeprokurori shtetëror Ljubomir Joveski, në një intervistë për “TV24” ka thënë se me fillimin e pandemisë, Prokuroria punon me regjim pune të ndryshuar dhe prioritet ju ka dhënë lëndëve që kanë të bëjnë me respektimin e vendimeve të qeverisë dhe mbrojtjes shëndetësore.

Sipas Joveskit, në këtë moment nuk ka baza ligjore që gjykimet të bëhen online, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për momentin nuk ke baza ligjore për gjykim online. Për vepra penale të profilit të lartë, nuk ka mundësi të gjykohen në atë mënyrë dhe është nevojshme të bëhen ndryshime në Kuvend. Por, unë nuk dua të flas për këtë pjesë”, tha Joveski.

Ai shtoi se nuk ka mundësi që prokurorit t’i imponohet të kyçet në internet nga shtëpia dhe kryetari i Penales nuk ka mundësi të mbajë rend.

Burimi:/Telegrafi/

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here