Masat bllokuese të vendosura në thuajse çdo cep të globit vijojnë të shkaktojnë problem në transportin e njerëzve dhe sidomos në turizëm, një prej sektorëve më të prekur nga kriza. Shifrat më të fundit të Instat sa i përket lëvizjes së shtetasve tregojnë se hyrjet e shtetasve të huaj por edhe shqiptarë në territorin e vendit kanë rënë me 43% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kështu, gjatë shtatorit regjistrohen 604.703 shtetas që kanë hyrë në Shqipëri, nga rreth 1 milionë e 63 mijë shtetas të shtatorit të vitit të kaluar. Sa i përket shtetasve të huaj, shtatori numëron rreth 377 mijë hyrje, kundrejt 591 mijë të së njëjtës periudhë të një viti më parë.

Ndërkaq, numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri në nëntëmujorin 2020 është 2.122.202, duke rënë me 61,1 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, çka tregon mjaft mirë impaktin e krizës në sektorin e transportit, por sidomos në turizëm. Por, ajo që vihet re nga shifrat, është fakti se është rritur ndjeshëm numri i shtetasve nga Kosova që ka vizituar vendin tonë gjatë shtatorit. Krahasuar me shtatorin e vitit 2019, kur vendi nuk kishte përjetuar ende asnjë prej dy krizave të forta; tërmetin apo pandeminë, rritja është drastike.

Në shtator në vendin tonë hynë 239 mijë shtetas nga Kosova, kundrejt 166 mijë hyrjeve në shtatorit të vitit të kaluar, në rritje me 44%. Në muajt Korrik dhe Gusht ndërkohë, ishte vënë re një tendencë e kundërt, me hyrjet e shtetasve nga Kosova, në rënie krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

Burimi:/ SCAN

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here