27 Tetor 2020

 Ministri i infrastrukturës, Arban Abrashi së bashku me sekretarin e kësaj ministrie gjatë një konference për media kanë folur për vjedhjen e mbi dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Edhe Abrashi edhe sekretari i MI-së kanë mohuar se zyrtarë të kësaj ministrie kanë qenë në dijeni për transaksionin e paligjshëm.

Abrashi para gazetarëve ka thënë se është informuar nga sekretari për transaksionin e paligjshëm, dhe menjëherë pas kësaj kanë lajmëruar policinë e Kosovës.

“Sekretari i ministrisë me ka sqarua dhe me ka konfirmua se zyrtarët e ministrisë apo edhe ky vet nuk kanë qenë në dijeni për këtë transaksion të paligjshëm. Prandaj ajo që mund të them është se ka qenë një lajm i pavërtetë. Ajo çka mund të them është se sekretari i MI-së informatën për një transaksion të paligjshëm e ka pranuar me datë 19 si dyshim dhe atë dyshim e ka ngrit në thesar dhe kur është vërtetuar se transaksioni ka qenë i paligjshëm e ka dërguar në polici. Pra jemi këtu për të hequr dilemën se sekretari dhe zyrtarë të tjerë kanë qenë ne dijen dhe nuk e kanë deklaruar”, ka thënë Abrashi.

Ndërsa, sekretari i MI-së Izedin Bytyqi tha se informatën për vjedhje e ka pranuar nga një zyrtar i MI-së, i cili e njoftoi se janë bërë disa pagesa të paautorizuara.

Ai tha se asnjë punonjës i Ministrisë së Infrastrukturës nuk është i ndërlidhur me këtë rast, dhe se ata vetëm e kanë raportuar ngjarjen në polici duke treguar edhe dokumentet për këtë.

“Për me sqaru, unë si sekretar i ministrisë e kam pranu informatën për këtë vjedhje dhe transaksion, më datë 19 tetor ditën e hënë. nga zyrtari i cili e ka vërejt se janë bë pagesa të paautorizuara, mirëpo që vjedhja ka ndodhur nga një zyrtar i ministrisë së Financave. MI e ka zbulu vjedhjen dhe e ka raportu rastin në polici, deri tash nuk ka ndërlidhje të ndonjë zyrtari të MI me këtë rast.”, ka thënë Bytyqi.

Burimi: /Lajmi.net/

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here