Drejtori i Sigurisë pranë Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Kosovë, Bedri Elezi në një intervistë për Abc e Mëngjesit, ka deklaruar se vëllai i Alvin Berishës, vogëlushit që është shpëtuar disa muaj më parë nga ky kamp famëkeq, është gjallë.

Sipas tij Bunjamini rreth 4 vjeç është gjallë dhe është pranë një familje që po bëhet gati për tu kthyer në Shqipëri.

Elezi ndër të tjera në fjalën e tij ka thënë se ka shumë dyshime se përveç vëllait, gjallë të jetë edhe nëna e Alvin Berishës, e cila nga informacionet që kanë pas deri në mars ka qenë e plagosur dhe po merrte ndihmë mjekësore.

 “Bunjamini vëllai i Alvin Berishës afër katër vjeç është fëmija që pritet të kthehet sot në Shqipëri. Ai është djali i Afërdita Berishës e martuar ne një djalë nga Ferizaj, i cili është vrarë. Vogëlushi ka qenë në gjendje kritike në momentin që është gjetur dhe është marrë marrë nga makina bashkë me Alvinin, nënën dhe me babain e tij,por që nuk ka pas asnjë informacion nga personat që ne njohim në kamp. Gjithashtu mendohet dhe ka dyshime se dhe nëna e Alvinit është plagosur rëndë dhe ndodhet në kampin e Al-Hol-it.

 Deri në fillim të marsin ne kemi pasur informacion dhe nëna e Alvinit ka qenë gjallë, por nuk dihet nëse ajo ka mundur që të mbijetojë,  ndërsa vëllai i Alvinit është gjallë dhe pritet që të kthehet në Shqipëri. Unë di që familjarët e Afërditës jetojnë në Gjermani dhe kanë shprehur interesin e tyre, që sapo Bunjamini të kthehet në Shqipëri ta marrin atje”, është shprehur ai

Burimi:/gazetaexpress

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here