Tet 27, 2020

As nata nuk është e qetë në Tiranë.

Publikohet më poshtë një video gjatë një konflikti mes disa të rinjve dhe Policisë së Shtetit.

Një prej të rinjve është arrestuar nga uniformat blu, ndërsa tjetri kundërshton këtë gjë dhe madje, siç e tregojnë edhe pamjet, kërcënon një prej punonjësve të Policisë.

Ende nuk dihet arsyeja e ndalimit të të riut, por videoja e tregon qartë që i riu që kundërshton policinë nuk mban as maskë mbrojtëse, referuar faktit se me hyrjen në fuqi të aktit normativ, Policia e Shtetit gjobit me 3 mijë lekë të rinj çdo mosmbajtës së saj.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta pas mesnate në afërsi të sheshit Skënderbej.

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here