Policia po heton mbi vrasjen e një çifti të moshuar 82-vjeç dhe 79 vjeç të cilët u gjetën të pajetë në 2 banesa të ndryshme.

Fillimisht u gjet gruaja 79-vjeçare në banesën e saj në zonën e Pasakaki të Chania pas shqetësimit të vajzës së saj e cila tha se nuk e ëma nuk i hapte telefonin.

E moshuara u gjet pa shenja jete, ku sipas hetimit të policisë, një person e kishte mbytur atë me shami.

Ndërkohë në një shtëpi tjetër shumë pranë banesës së gruas, u gjet dhe bashkëshorti i saj 82-vjeçar, trupi i të cilit u gjet në një valixhe.

Mediat greke shkruajnë se për këtë vrasje të dyfishtë është i dyshuar një shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.

Burimi:/lajmifundit.al

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here