Tet 26, 2020

Duke nisur nga sot qarkullimi i mjeteve tek ish-sheshi Shqiponja, në Tiranë do të ndalohet. Shkak janë bërë punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe tek zona e Astirit.

Për të përshpejtuar punimet në këtë fazë, në mënyrë që vepra të përfundojë në një kohë sa më të shpejt, do të ketë një riorientim të qarkullimit të automjeteve, të cilat hyjnë dhe dalin nga Tirana. Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Verdho, Drejtori i Policisë Rrugore për Tiranën, Erion Ahmeti dhe Drejtori i DPN2, Bashkia Tiranë, Herion Rrapaj prezantuan ditën e shtunë planin e menaxhimit të trafikut në nyjën “Shqiponja”.

Duke kërkuar mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve, drejtori i ARRSH theksoi se punimet në nyjën “Shqiponja” kanë hyrë në fazën e tretë dhe po punohet intensivisht në mënyrë që kjo vepër, e cila zgjidh problemin e trafikut në hyrje të kryeqytetit, të përfundojë në një kohë sa më të shpejt. Drejtori Verdho prezantoi grafikun sesi do të bëhet menaxhimi i lëvizjes së automjeteve duke theksuar se është vendosur e gjithë sinjalistika e nevojshme, horizontale dhe vertikale, dhe se në bashkëpunim edhe me Policinë Rrugore dhe atë Bashkiake janë marrë masat që të mos ketë probleme në qarkullimin e automjeteve.

Burimi:/lajmifundit

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here