Tet 26, 2020

Detaje të reja vijnë nga ekzekutimi i 50-vjeçarit Ahmet Toska në Fier.
Burime bëjnë me dije se policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të një lokali i cili ishte rreth 100 metra larg vendit të ngjarjes.
Në regjistrime është parë autori i maskuar i cili ka ecur në këmbë drejt vendit ku është ekzekutuar 50-vjeçari.
Policia ka shoqëruar disa banorë të zonës për t’i pyetur.
Burimi:/lajmifundit.al
Comments
0 comments