24/10/2020

Aksi rrugor Sauk-TEG edhe pse njihet si vend aksidentesh dhe “pistë garish” për të rinjtë pas festive vazhdon që të jetë problematic dhe njëkohësisht të mbahet nën monitorim të rreptë nga policia.

Kështu policia Rrugore njofton se vetëm mbrëmjen e djeshme ju ka hequr patentën 22 shoferëve gjatë patrullimit në këtë aks dhe rrugë të tjera të kryeqytetit.

Shkak i pezullimit të lejeve të drejtimit ishte shpejtësia e lartë dhe drejtimi i mjetit nën efektin e alkooli, ndërkohë që ka vënë në pranga edhe një drejtues mjeti që ishte në gjendje të dehur.

“Gjatë monitorimit të policisë u regjistrua shpejtësi nga 130 km/h deri në 178 km/h, në një rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 90 km/h. U kapën me masë alkooli që varionte  nga 0.39 mg/l deri në 0.57 mg/l alkool në frymëmarrjen e drejtuesve të automjeteve. Janë pezulluar 12 leje drejtimi, për shpejtësi dhe 10 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, apo në gjendje të dehur, ku një drejtues mjeti është vënë në pranga”, njofton Policia.

Burimi:/SYRI.net

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here