24 Tetor 2020

Prishtinë, ndërpritet furnizimi me ngrohje.

NP “Termokos” Sh.A. ka njoftuar konsumatorët se për shkak të rënies nga sistemi i të dy blloqeve të TC Kosova B dhe pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga KEK-u, janë të detyruar që të ndërpresin furnizimin me energji ngrohëse.

Sipas ngrohtores, kjo do të jetë një ndërprerje e përkohshme derisa të rikthehet në funksion TC Kosova B, gjë që do të krijojë parakushtet për vazhdimin e furnizimit me ngrohje për gjithë konsumatorët.

“Që nga fillimi i realizimit të Projektit të kogjenerimit, është kjo sezona e gjashtë me radhë që NP ‘Termokos’ dhe KEK kanë pasur një bashkëpunim të shkëlqyer, si rezultat i të cilit nuk ka pasur asnjë ditë ndërprerje të furnizimit me energji ngrohëse”.

“Të vetëdijshëm për nevojën e konsumatorëve tanë për ngrohje këtyre mëngjeseve të ftohta ne shpresojmë në mirëkuptimin e tyre, në pritje të rikthimit të shpejtë në funksion të TC Kosova B dhe vazhdimin e furnizimit me ngrohje”.

Burimi:/orainfo

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here