Mediat malazeze njoftojnë se deputeti i Listës Shqiptare “Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj”, njëheri edhe kryetar i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, sot ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit në Kuvendin e Malit të Zi.

Nga ana tjetër Nik Gjeloshaj në një kumtesë për media, në të cilën thirret RTCG, shpreh mendimin se partitë nacionale duhet të bashkëpunojnë me qeverinë të zgjedhur nga qytetarët në zgjedhjet demokratike, transmeton Ulqini Online.

Sipas tij, Lista Shqiptare, që përfaqëson popullin e vet, bisedoi me kryeministrin e caktuar, i cili mbështetet nga shumica e deputetëve të zgjedhur nga populli në Parlamentin e Malit të Zi, pra 41 deputetë.

“Si politikanë të përgjegjshëm, ne u paraqitëm programin votuesve tanë dhe i propozuam Kryeministrit që përcaktimet themelorë të programit tonë të jenë pjesë e programit të qeverisë së re,” tha Gjelosaj në një deklaratë për media.

Sipas tij, ata që respektojnë votuesit e tyre sillen në atë mënyrë.

“Mandatari i caktuar më informoi se kërkesat tona janë të pranueshme që të jenë pjesë e programit të qeverisë, të modifikuar në përputhje me Kushtetutën e Malit të Zi dhe ligjet përkatëse. Me propozimet tona, niveli i demokracisë në Malin e Zi mund të jetë vetëm një nivel më i lartë,” tha Gjeloshaj.  

Buirmi:/Telegrafi/

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here