Ismet Karamanaga, “Ulqini florini-Portrete, In memoriame”, Ulqin, 2020

Nga Dr.Nail  Draga

Pas ndryshimëve shoqërore nga viti 1990 me rastin e miratimit të pluralizmit politik, si vlerë e mohuar shoqërore, krijues profileve të ndryshme u paraqitën me botime sipas profilit të tyre profesional. Në rrethana të tilla pluralizmi kulturor  iu ofroj mundësi autorëve të ndryshëm të shpalosin vlerat e tyre krijuese, që u dëshmu në sajë të botimeve nga shkenca, letërsia, arti, kultura e publicistika. Dhe nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, sepse kemi pasur të bëjmë me kohën e akumulimit të vlerave shumëdimensionale, me mundësi të kufizuara prezantimi e botimi.

Pikërisht duke marrë parasysh rrethanat shoqërore në të kaluarën numri i autorëve vendas në qytetin e Ulqinit ishte i vogël, e të tillë ishte edhe numri i botimeve. Në këtë gamë kryesiht kanë dominuar botimet nga letërsia, ndërsa në fushat tjera kanë qenë minimale, jo se nuk ka pasur të interesuar por rrethanat e kohës kanë ndikuar në refuzimin e heshtur të autorëve të ndryshëm.

Botimi i një libri paraqet moment të veçantë për autorin dhe mjedisin përkatës, sepse nga ai moment kur libri del nga shtypi ai më nuk është i autorit por i opinionit të gjërë lexues. Por, është e njohur se në fushën e botimeve ekzistojnë libra të cilat për nga përmbajtja e tyre dallohen, duke qenë unik në mjedisin përkatës. Pikërisht  i tillë është libri i autorit I.Karamanaga, më titull “Ulqini florini-Portrete, In memoriame” i cili paraqet vazhdimësi logjike të librit të mëparshëm më të njëjtin titull, botuar vite më parë. Dhe, nuk ka si të jetë ndryshe, sepse autori ka vazhduar të hulumtojë e të publikoj artikuj në vazhdimësi për individë të ndryshëm, duke qenë kronisti më besnik në qytetin e Ulqinit. I vetëdijshëm së është duke bërë një punë  vlerësimi dhe nderimi, autori i librit  na prezanton të dhëna më interes të cilat nuk kanë të njohura për opinionin e gjërë. 

Në këtë botim  në një vend janë përfshi një numër i konsideruar individësh, të cilët kanë mbetur model për kohën kur kanë jetuar e vepruar. Duke marrë parasysh se kemi të bëjmë me individë profilesh të ndryshme shoqërore, profesionale, sociale e kombëtare, ky botim është një mozaik i veçantë më vlerë shumëdimensionale. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe, sepse autori atyre iu është përkushtuar me akribi  publicistike, duke na dhënë portretet e tyre me ndjenjën e një bashkëqytetari i cili ka çmuar emrin dhe veprimtarinë e tyre.

Të dhënat e tilla nuk duhet të trajtohen si pjesë e albumit personal apo familjar por më tepër e ate si  të albumit kolektiv të qytetit të Ulqinit. Kemi të bëjmë pikërisht  me një përzgjedhje të autorit e cila nuk ka dilemë së nuk përfundon me këtë botim, por do të vazhdojë me tutje, sepse  me angazhimin e seriozitetin e dëshmuar do të na dhurojë edhe një vëllim tjetër të kësaj natyre.

Ndërsa të gjithë ata të cilët janë përfshi në këtë botim apo kanë antarët e familjeve të tyre nuk ka dilemë se do i jenë  mirënjohës autorit, sepse përmes këtij botimi do mbesin përjetësisht në bibliotekën familjare apo të qytetit tonë si pjesëtarë të këtij  mjedisi në brigjet e Adriatikut.

Andaj e them pa hezitim së nëse në të ardhmën do të botohet ndonjë monografi e Ulqinit, kushtuar personalitetëve të cilët kanë jetuar dhe vepruar në një kohë të caktuar në këtë qytet, libri “Ulqini florini-Portrete, In memoriame” i autorit I.Karamanaga, duhet të merret parasysh, sepse është botimi i vetëm  deri më tash, më përmbajtje të tillë në Ulqin dhe më gjerë.

 (Lexuar me rastin e përurimit në Ulqin, më 17 shtator 2020)

Burimi:/ulqinionline

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here