Sipas policisë parkimi i mjeteve në  mbetet shqetësim i përditshëm në korsinë e lëvizjes pasi rruga “Myslym Shyri”, e cila shërben si një arterie kryesore për lidhjen e unazës së mesme me unazën e vogël dhe qendrën e kryeqytetit. Featured image of article: ‘Boom’ gjobash tek “Myslym Shyri”, ndëshkohen 120 shoferë brenda 12 orësh23 Tetor, 2020 10:55

TIRANË– 120 shoferë janë gjobitur në 12 orët në rrugën “Myslym Shyri”, pasi kanë lënë të parkuar makinat në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor.

Sipas policisë parkimi i mjeteve në  mbetet shqetësim i përditshëm në korsinë e lëvizjes pasi rruga “Myslym Shyri”, e cila shërben si një arterie kryesore për lidhjen e unazës së mesme me unazën e vogël dhe qendrën e kryeqytetit.

Policia thotë se parkimet e gabuara në këtë rrugë shpesh kanë qenë dhe shkak i aksidenteve. Sipas policisë, rrugorët do vijojnë patrullimet policore në funksion të planit të veprimit, me qëllim që përdoruesit e rrugës të kuptojnë dhe respektojnë detyrimet ligjore, kur përdorin rrugën si zonë për përdorim publik, e destinuar për qarkullimin e këmbësorëve, mjeteve dhe kafshëve, sipas sinjalizimit rrugor të vendosur nga enti pronar i rrugës.

Njoftimi:

Rrugoret e kryeqytetit, monitorim të dedikuar përgjatë 12 orëve, ndëshkojnë 120 automjete të pushuara në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor, në rrugën “Myslym Shyri”, e cila shërben si një arterie kryesore për lidhjen e unazës së mesme me unazën e vogël dhe qendrën e kryeqytetit.
Duke qenë se rruga “Myslym Shyri” njihet si një nga rrugët më të rëndësishme për njësitë tregtare në kryeqytet, mbetet shqetësim i përditshëm parkimi i mjeteve në korsinë e lëvizjes, duke krijuar pengesa serioze në qarkullimin e mjeteve dhe duke u bërë rrezik për aksidente rrugore, për shkak të manovrave që përdoruesit e rrugës kryejnë nga njëra korsi në tjetrën.  Duke konsideruar vështirësitë e lëvizjes, për shkak edhe të kantiereve të ndërtimit në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, shqetësimet dhe problematikat që adresohen herë pas here nga qytetarët, në lidhje me parkimet e gabuara, kryesisht ato në rresht të dytë, Policia Rrugore e Tiranës ka nisur zbatimin e një plani veprimi, mbi monitorimin dhe kontrollin e akseve rrugore të evidentuara si me problematiket në raport me mënyrën e qëndrimit dhe pushimit të mjeteve në rrugë, me qëllim disiplinimin dhe ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve mbi rrezikun dhe problematikën që ata shkaktojnë, me sjelljen e tyre në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë. Rrugorët e kryeqytetit do vijojnë patrullimet policore në funksion të planit të veprimit, me qëllim që përdoruesit e rrugës të kuptojnë dhe respektojnë detyrimet ligjore, kur përdorin rrugën si zonë për përdorim publik, e destinuar për qarkullimin e këmbësorëve, mjeteve dhe kafshëve, sipas sinjalizimit rrugor të vendosur nga enti pronar i rrugës.
Policia e Shtetit fton qytetarët dhe përdoruesit e rrugës të ndihmojnë në rritjen e parametrave të sigurisë, duke kontribuar të gjithë për ndërtimin e një ambienti më të sigurt.

Burimi:/dosja.al

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here