Tet 22, 2020

Francesco D’Agostino, 45 vjeç, u shpall fajtor për vrasjen e të riut shqiptar, Serxhio Marku.

D’Agostino mohoi vrasjen e Serxhio Markut dhe u përpoq të fajësonte një tjetër italian, Giuseppe Petriccione, i cili u shpall i pafajshëm nga juria në Brighton Croën Court.

Ndërkohë që gjatë gjyqit u zbuluan detaje të reja nga vrasja vrasja makabre të një të riu shqiptar në Britani të Madhe.

Vetë D’Agostino ka dëshmuar në gjykatë fjalët e fundit që ka dëgjuar nga i ndjeri Serxhio Marku.

“S’po marr dot frymë, çfarë po bën, unë nuk mund të marr frymë”– mësohet të ketë deklaruar i riu shqiptar natën e vrasjes. Ndërsa një fqinj i shqiptarit ka bërë me dije se thirri menjëherë Policinë pasi dëgjoi një burrë duke thënë: Çfarë bëra?

Marku u gjet nga policia i shtrirë me fytyrë poshtë në një pellg gjaku. Ai kishte marrë deri në 50 lëndime me forcë dhe disa plagë me thikë. Gjatë procesit gjyqësor, Alan Kent, duke ndjekur rastin, i tha gjykatës se shqiptari ishte therur me thikë dhe ishte goditur me sende të ndryshme si hekur dhe shtanga hekuri.

Burimi:/Lajmifundit.al

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here