Tet 22, 2020

Në qytetin e Elbasanit janë shënuar 6 raste të reja me Covid-19.

Sipas informacioneve, mes të infektuarve është edhe Drejtori i Kulturës në Bashkinë e Elbasanit, si dhe një mësuese në një shkollë private.

Numri i të infektuarve në radhët e mësuesve ka shkuar 21 persona me rastin e sotëm në Elbasan, teksa lajmi i mirë është se nxënësit që bënë tamponin në një gjimnaz kanë rezultuar negativë.

Sakaq edhe një kopësht është mbyllur pasi 8 persona, edukatore dhe sanitare kanë rezultuar me Covid.

Dy edukatore rezultuan të prekura disa ditë më parë, ndërkohë që tamponët e stafit nxorën pozitiv edhe 6 të tjera.
Bashkia e Elbasanit mori masa për mbylljen e kopshtit dhe dezinfektimin e ambienteve pasditen e djeshme.

Burimi:/lajmifundit.al

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here