Mësohet se në prangat e policisë ka rënë 29-vjeçari me iniciale A.Q, të cilit i janë sekuestruar 2 armë zjarri, 2.9 kg drogë dhe mbi 10 mijë euro.Featured image of article: Pinte kafe mes Tropojës me pistoletë në çantë/ Arrestohet 29-vjeçari, i sekuestrohen mbi 10 mijë euro. Policia i gjen në banesë kallashnikov dhe drogëFoto të armëve dhe drogës së sekuestruar

TROPOJË–Policia e Tropojës ka arrestuar 29-vjeçarin me iniciale A.Q. Sipas policisë 29-vjeçari ka rënë në prangat e policisë teksa pine kafe, pasi në çantën e dorës iu gjet një pistoletë, një karikatore me 16 fishekë dhe 10180 euro.

Uniformat e policisë bëjnë me dije se i riu lëvizte i armatosur nëpër qytet. Gjatë kontrollit të banesës së tij, janë gjetur një armë zjarri tip kallashnikov me 28 fishekë dhe 2.9 kg hashash.

Mbi 29-vjeçarin rëndojnë veprat penale: “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Babina”. Operacioni nga DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë. Qarkullonte me armë zjarri pistoletë dhe një shumë të konsiderueshme në euro me vete, kapet dhe prangoset nga Policia. Gjatë kontrollit në banesën e tij në fshatin Babinë, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kanabis.Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas po qarkullonte me armë zjarri me vete, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Babina”. Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. Q., 29 vjeç, banues në Babinë, Tropojë. Në një lokal në qytetin e Barjam Currit, gjatë kontrollit të ushtruar, në çantën e dorës së shtetasit A. Q. shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri tip pistoletë, një karikator me 6 fishekë dhe 10180 euro.Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në fshatin Babinë, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe një tjetër armë zjarri kallashnikov me 28 fishekë, ndërsa në afërsi të banesës u gjet një sasi prej 2.9 kg lëndë e dyshuar cannabis sativa.Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen e dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 

J.V/Dosja.al

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here