Tet 21, 2020

Moderatori Arjan Çani i ftuar në emisionin “Open” ka hedhur disa aludime lidhur me kollaren e kryeministrit Edi Rama sot gjatë takimit me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias.
Çani tha se ylli poshtë shqiponjës kishte lidhje me atë pranë gjysmëhënës në flamurin turk. Ndërkohë, sipas tij, përveç flamurit grek është përfshirë edhe ai i diktaturës.
“Ç’do Rama me flamurin e Enverit? Ai ylli atje, çfarë lidhje ka? Pse flamuri i Enverit? Flamuri turk e ka një yll? Po s’mund të dilte me flamurin turk, ka marrë një gjë të vogël që është ylli dhe e ka miksuar me flamurin e Enver Hoxhës,”-tha Çani.
Burimi:/ lajmifundit.al
Comments
0 comments