21 TETOR 2020
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka përsëritur thirrjen që grevistët e Ballshit duhet ta ndërpresin grevën për tu ulur në bisedime.
Rama me anë të një postimi në rrjetin social Twitter ka shkruar se kjo çështje zgjidhet me bisedime dhe jo me presione dhe ultimatume.
Postimi i plotë i kryeministrit:
Naftëtarët duhet të dalin nga greva që të bisedojmë për të mos i lënë vetëm në këtë hall që as e ka shkaktuar qeveria, as zgjidhet me presion e me ultimatume! Ne nuk kemi shkop magjik, po kemi gjithë vullnetin të lehtësojmë situatën. Me logjikë dhe solidaritet si një familje.
Në ditën e shtatë të grevës, gratë janë më të vendosura se kurrë për të mos u dorëhequr nga dy kërkesat e tyre, pagat e prapambetura dhe fillimin e punës.
Kjo edhe për faktin sepse nuk ka asnjë reagim nga ana e autoriteteve për t’i ofruar një zgjidhje. Ata kërkojnë që kryeministri të shkojë te ata për një zgjidhje.
Burimi:/sot.al
Comments
0 comments