Tet 21, 2020

Një aksident me pasojë vdekjen e një 54 vjeçari ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnje.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:50 ku një 54-vjeçar me iniciale V.B, duke drejtuar një motor është përplasur me një motor tjetër me drejtues shtetasin F.K, 43 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, fatkeqësisht ka ndërruar jetë 54-vjeçari V. B., ndërsa ka mbetur i plagosur 43 vjeçari.

“Sot rreth orës 18:50, në fshatin Halilaj, Lushnjë, shtetasi V. B., 54 vjeç, banues në fshatin Verri, Fier, duke drejtuar një motomjet, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin F. K., 43 vjeç, banues në Halilaj.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi V. B., dhe është dëmtuar shtetasi F. K., i cili ndodhet në Spitalin Lushnjë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

Burimi:/lajmifundit.al

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here