20 tetor 2020

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka publikuar sot rastin konkret të një biznesmeni që quhet Roland, i cili llogariti përpara kameras, taksat që i janë shtuar dhe se sa i kushton ta mbajë lokalin e tij hapur.

“Të mbash një biznes për të mbijetuar, jo për të fituar se sot… harroje fitimin!” dëgjohet Rolandi në video.

Ndaj, për të tilla raste si i këtij biznesmeni të mesëm, kryetari i PD-së ka sjellë si zgjidhje Planin me 5 hapa të Rimëkëmbjes, që i ndihmon njerëzit që punojnë të përballojë krizën ekonomike së paku për gjashtë muajt e ardhshëm.

“Taksat e rritura kanë çuar biznesin në krizë. Bizneset në grahmat e fundit të mbijetesës kanë larguar mijëra punonjës. Zgjidhja për të shmangur humnerën, plani i PD. Koha nuk pret!” – ka theksuar Lulzim Basha.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Flulzimbasha.al%2Fvideos%2F714823962723570%2F&show_text=0&width=560

Flet biznesmeni:

Jam Rolandi dhe e drejtoj këtë biznes prej 12 vitesh.

Biznesi bën një xhiro rreth 33 milionë, shteti më kaloi me TVSH dhe të paguaja 1 milion e 200 mijë lekë që nuk ishin planifikuar fare. Me gjithë sigurimet mua më shkojnë 6 milionë e gjysmë. Plus taksën 5% tatim-fitimi, këtë taksë paguan edhe ai që ndërton në bregdet, edhe ai që ndërton pallate. Dhe kjo nuk më duket e drejtë.

Përpos kësaj vijnë dhe zarfat e Bashkisë, që nuk po e kuptojmë fare: 75 mijë lekë taksa e arsimit, e ujit që s’po po i marr vesh fare që na kanë rënduar fare.

Unë e di shumë mirë çfarë do të thotë të dalësh 120 mijë lekë minus dhe të mbash një biznes për të mbijetuar, jo për të fituar se sot harroje fitimin!

Burimi:/ SYRI.net

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here