Ishte thirrur si tubim paqësor nga PDIU dhe Shoqata Çamëria për të drejtat e çamëve dhe marrëveshjen e detit, por rritja e tensioneve ende pa nisur mirë çoi në përplasje të protestuesve me policinë.
Tentativa e policisë për të shpërndarë protestën në kushtet kur tubimet janë të ndaluara për shkak të pandemisë, irritoi protestuesit që u përplasën me policinë. Disa prej tyre u shoqëruan me forcë nga policia siç mund ta shikoni në fotot e realizuara nga LSA. Rezistenca çdoi deri në grisje bluzash.
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 18 persona, mes tyre 3 organizatorët e tubimit, Shpëtim Idrizin, Mesila Dodën dhe Boiken Abazin.
Gjithashtu, janë vendosur gjoba për të gjithë pjesëmarrësit në tubim që nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse kundër koronavirusit.
Protesta u zhvillua para Ministrisë së Punëve të Jashtme ndërsa ministri i Jashtëm grek zhvilloi një takim me homologun e tij shqiptar Gent Cakaj.
Burimi:/ Panorama.al
Comments
0 comments