20 tetor 2020

Mbyllen hetimet për çështjen e “Grabitjes së Rinasit”.

Gjykata e Posaçme ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen hetimore të një nga grabitjet më të bujshme në vend.

Të pandehur për grabitjen e disa milionë eurove në 9 prill të 2019 në Rinas janë:

Eldi dhe Klement Çala, Oltion Veseli, Renaldo Sula, Elton Pikli, Alkond Bengasi dhe Talo Çela, ky i fundit ende në kërkim.

Ndërkohë Gjykata ka pushuar akuzën për Ragip Hajdinin i cili humbi jetën disa muaj më parë.

Më 9 prill të vitit të kaluar 4 persona të maskuar grabitën 4.6 milion euro nga barku i avionit “Austrian Airlines”.

Paratë i përkisnin bankave të nivelit të dytë dhe do të transferoheshin jashtë Shqipërisë.

Autorët u futën nga hyrja e pasme e aeroportit me një furgon me mbshkrimin “Hetimi Tatimor”.

Pas grabitjes, autorët u përleshën me policinë, ku mbeti i vrarë Admir Murataj, i cili cilësohet si koka e grupit.

Burimi:/SYRI.net

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here