Michael Ryan ka mbajtur një konferencë në Gjenevë për pandeminë e Covid-19 duke u shprehur që të vendosin kontaktet me personat që kanë qenë në izolim të infektuar me qëllim për të thyer zinxhirin e transmetimit.Featured image of article: Covid 19/ OBSH paralajmëron: Europa po futet në një fazë kritike me Covid-19, koha për masa të ashpra

Covid-1920 Tetor, 2020 14:25

Pandemia Covid-19 ka filluar duke u përhapur edhe më shumë në të gjithë botën duke ju marrë jetën miliona personave. Në mes të valës së dytë të pandemisë, kreu i shërbimit të urgjencës i OSHBE-së, Michael Ryan, u tha autoriteteve për të vendosur kontaktet në izolim.

“Nëse do të kisha të drejtë për një dëshirë, në mënyrë që të përmirësoja vetëm një gjë që ne të mund ta rregullojmë dhe ta ndryshojmë situatën, do të ishte të sigurohesh që çdo individ që ka qenë në kontakt me një rast të konfirmuar COVID të jetë në karantinë, me qëllim për të thyer zinxhirin e transmetimit. Unë nuk mendoj se është bërë në një mënyrë sistematike, dhe kjo është një nga arsyet kryesore që ne shohim shifra kaq të larta”- u shpreh Michael Ryan në një konferencë për shtyp në Gjenevë.

Në shumë vende evropiane është bërë e vështirë ku një numër rastesh të reja të COVID-19 kanë shpërthyer në kontinent në dy javët e fundit.

“Rreth gjysma e vendeve në rajonin evropian të OBSH-së regjistruan një rritje prej 50 përqind të numrit të infeksioneve javën e kaluar”- është shprehur ai.

Kolegia e tij, Maria Van Kerkhove, është e befasuar nga mos respektimi dhe ndergjegjia e njerëzimit në këtë pike kaq të nxehtë të epidemisë, ku njerëzit mblidhen së bashku në një vend të caktuar duke mos respektuar masat ku ajo e ka quajtur këtë koncept të tyre, “nuk hyn në tru”.Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ky virus ka treguar se ai mund të rishfaqet me shpejtësi të lartë dhe të kërcënojë spitalet dhe sistemin e kujdesit shëndetësor nëse nuk u kushtojmë vëmendje masave. Në muajt e fundit, në të kundërt, autoritetet në Australi, Kinë, Japoni dhe Korenë e Jugut kanë zvogëluar përhapjen duke zbuluar raste, duke izoluar dhe karantinuar kontaktet”- është shprehur Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus.


https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FWHO%2Fvideos%2F348185986562906%2F&show_text=0&width=560


Sipas tij, popullsia e këtyre vendeve “ka treguar një nivel më të lartë besimi në qeveritë e tyre”.

“Me fjalë të tjera, ata vrapuan në vijën e finishit dhe vazhduan të vraponin sepse e dinin që gara nuk kishte mbaruar, ajo vijë ishte e rreme”- është shprehur Ryan.

Ai gjithashtuar ka shtuar se shumë shtete kanë vendosur një vijë përfundimi imagjinare dhe më pas kanë zvogëluar angazhimin e tyre për të parandaluar përhapjen e virusit.

“Vendet në Azi, Azinë e Jugut dhe Paqësorin Perëndimor, të cilat unë mendoj se kanë qenë të suksesshme, kanë vazhduar me të vërtetë të monitorojnë këto aktivitete kryesore”- është shprehur Ryan.

Burimi:/dosja.al

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here