20 tetor 2020

Policia ka marrë një telefonatë nga 27-vjeçari Mario Ferraj, banues në Vlorë, i cili ka kallzuar se në lagjen Partizani, një person ende i pa identifikuar, që qarkullonte me një automjet dyshohet se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij, por pa i shkaktuar dëmtime atij dhe as kalimtarëve të rastit.

Burime bëjnë me dije se dy persona kanë ruajtur personin në banesë dhe më pas ai ka tentuar që të dalë nga shtëpia.

I riu është qëlluar sapo ka dalë nga shtëpia, ndërsa e gjithë skena është regjistruar nga kamerat e sigurisë së vendosura në murin e banesës së tij.

Nga kamerat duket një makinë me dy persona që i afrohen të riut dhe e godasin. Drejt Ferrajt ka qëlluar pasagjeri.

Ky i fundit ka parë që autorët kanë qenë me kapele dhe maska Covid-i, ndërsa plumbat kanë prekur një makinë.

Burime bëjnë të ditur se 27-vjeçari është nipi i një ndërtuesi në Vlorë. Mësohet se një nga pistat e policisë është ajo e ndonjë borxhi të mundshëm dhe ajo e ndonjë konflikti mes të rinjsh.

Burimi:/SYRI.net

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here