Ashtu siç u paralajmërua një ditë më parë, sot Gjykata e Elbasanit është mbyllur, pasi 4 punonjës të saj kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Vendimi për mbylljen përkohësisht të Gjykatës e mori Këshilli gjyqësor në një mbledhje të jashtëzakonshme, që u zhvillua sot në mëngjes.

Në vendimin e Këshillit thuhet se është vendosur reduktimi i veprimtarive gjyqësore për një periudhë të pacaktuar duke gjykuar gjatë kësaj periudhe vetëm çështje të karakterit urgjent.

“Për referim do të klasifikohen të tilla kategoritë e cështjeve të përcaktuara nga akti normativ nr.9 i datës 25.3.2020”, thuhet ndër të tjera në vendim.

Gjykata thotë se për rinisja e plotë të veprimtarisë gjyqësore do të njoftohet në vijim.

Një ditë më parë u njoftua se u infektua me covid  Kryesekretarja, punonjësja e sekretarisë që merret me pritjen e publikut dhe dy sekretare të tjera.

Burimi:/Panorama

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here