Një paralajmërim i fortë nga Michael Osterholm, ekspert i njohur i sëmundjeve infektive në SHBA. Sipas tij, javët dhe muajt e ardhshëm do të jenë ‘më të errëtat e të gjithë pandemisë’.

Duke folur me Chuck Todd në NBC, Osterholm dha një parashikim të zymtë për amerikanët që deri tani kanë regjistruar 8.13 milion infeksione me koronavirus dhe 219,000 vdekje nga virusi i rrezikshëm.

Kur u pyet për diskutimet e Shtëpisë së Bardhë rreth imunitetit të tufës, Osterholm, drejtor i Qendrës për Kërkimin dhe Politikën e Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Minesotës, pranoi se ai nuk ndante mendimin dhe optimizmin e administratës Trump.

‘Ne nuk po tregojmë historinë e plotë. Gjashtë deri në 12 javët e ardhshme do të jenë më të errëtat e pandemisë. Vaksinat nuk do të jenë të disponueshme në asnjë mënyrë efektive deri në fillim të tremujorit të tretë të vitit të ardhshëm. Edhe atëherë, afro gjysma e popullsisë amerikane është skeptike nëse duhet ta bëjë vaksinën”, tha ai, raporton Daily Mail.

“Njerëzit nuk dinë çfarë të besojnë, dhe kjo është një nga sfidat tona të mëdha, që ne duhet të japim një mesazh për publikun që pasqyron prova shkencore dhe pasqyron realitetin”, tha Osterholm.

Ai shtoi se qëllimi i imunitetit të tufës arrihet kur qytetarët kane mundesi vaksinimi, jo thjesht duke i lejuar ata të infektohen nga virusi.

‘Ne kemi nevojë për dikë që të fillojë të artikulojë,’ cili është plani ynë afatgjatë? Pse po u kërkojmë njerëzve të sakrifikojnë distancimin? Pse po u themi njerëzve nëse e doni vërtet familjen tuaj, nuk duhet të shkoni në shtëpi për Diten e Falënderimeve ose Krishtlindjet dhe të infektoni nënën ose babanë, gjyshin dhe gjyshen?”.

Burimi:/panorama

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here