19/10/2020

Pyetje, Kryetarit të PD-së Lulzim Basha në konferencën e shtypit:

Z. Basha, lidhur me ligjin Anti-Mafia. Në pamje të parë duket sikur ju po vini shenjën e “barazimit” mes biznesit dhe krimit të organizuar, sepse Anti-Mafia është për krimin e organizuar.

Basha: Në asnjë gërmë të planit që sapo shpalosa këtu dhe të draft-ligjit që kemi përgatitur nuk rezulton të jetë kjo. Përkundrazi, biznesi do të ndihmohet, sepse i penalizuari i parë në kuptimin kronologjik dhe në kuptimin financiar është biznesi.

Nëse ti merr një të panjohur dhe i thua hajde këtu, hajde të bëjmë bashkë këtë aferë: Ti bën një kompani me 1000 euro, unë do të bëj kontratë me 400 milionë euro, do të bëjmë inceneratorë, do të sjellim plehra nga Italia etj. etj nuk do të lëmë njeri në garë, kjo padyshim dëmton interesat e qytetarëve, heq bukën e gojës mijëra familjeve. Po biznesin nuk e dëmton kur nuk ka garë?! Kur tenderi është i mbyllur? Kur kompanitë që marrin pjesë janë parajsa fiskale?! Padyshim një nga efektet kryesore të ligjit Anti-Mafia është se do të ndihmojë në një klimë biznesi që të ndihet i  lirë për të konkuruar dhe çdo kush të marrë atë që meriton saps meritën jo sipas marrëdhënieve okulte apo më keq, marrëdhënieve kriminale me të parët e qeverisë.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Flulzimbasha.al%2Fvideos%2F2741865802744606%2F&show_text=1&width=560

Burimi:/syri.net

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here