19 TETOR 2020

Mjeku shqiptar që punon si epidemiolog në SHBA, Skënder Murtezani theksoi në “Wake Up” në Top Channel se për Covid-19 nuk ka një ilaç ideal, por ka shumë medikamente që ndihmojnë për ta fituar betejën me virusin e rrezikshëm.https://tpc.googlesyndication.com/safeframe/1-0-37/html/container.html
I pyetur nëse duhet bërë autopsia për viktimat e Covid-19, ai u shpreh: “Ne kemi me mijëra e mijëra të vdekur. Ne e dimë si vdes nga Covid-19, i dimë dhe komplikacionet. Nuk kemi ilaç ideal, por ka ilaçe që pak e shumë mund ta fitojnë luftën me Covid-19. Jo gjithmonë kemi pasur sukses, ja kuptova që në Kosovë dhe Shqipëri ata që janë në intubim, me ventilacion mekanik nuk shpëton asnjëri.
Edhe në Amerikë vdesin, por shumica shpëtojnë pas intubacionit. Vetëm së bashku mund t’i bëjmë ballë virusit”.
Burimi:/Gazeta Shqip
Comments
0 comments