17 tetor,2020

Tabelat krahasuese/ Shifrat e Covid, si gjendet Shqipëria në krahasim

 “Për të pëftuar njohuri, duhet të studiosh; por për të përftuar mënçuri, duhet të observosh.”
Cit.: Marilyn vos Savanthttps://tpc.googlesyndication.com/safeframe/1-0-37/html/container.html

Thonë që një foto vlen njëmijë fjalë dhe, nëse kjo është e vërtetë, atëherë sa fjalë vlejnë dhjetëra grafikë?

Shqetësimi mbi situatën epidemiologjike është i kudondodhur por jo i shpërndarë në mënyrë homogjene.
Atje ku mediat dhe rrjetet sociale kanë më shumë penetrim, atje ka edhe më shumë shqetësim, jo detyrimisht më shumë infektim.

 Në grafikët më poshtë mund të gjeni situatën e deritanishme me vlerat javore të koeficientit R (që tashme shumë prej jush njohin mirë) në shtetet e ndryshme të botës, të krahasuara me Shqipërinë.

Siç mund të shihet qartë dhe siç e mbani mend mirë, në vendin tonë pati:
– rritje të lartë në fund të qershorit;
– filloi të bjerë në korrik;
– qëndroi relativisht konstant në korrik dhe gusht;
– koeficienti R shkoi dy herë nën vlerën 1, në fillim dhe në fund të shtatorit;
– kemi rritje të lehtë dhe me ecuri konstante në tetor;
– vlera e fundit është 1.09 (12 tetor 2020)

Po në krahasim me vendet e tjera?

Me shumicën dërrmuese të vendeve Europiane jemi më ulët që në korrik e vazhdojmë të jemi më poshtë, me përjashtime të rralla si Spanja.
Me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor kemi tregues më të ulët. Në krahasim me botën si total (grafiku i fundit) jemi pothuajse njësoj në të gjithë ecurinë.

Duke marrë parasysh që patëm një shpërthim në qershor që u kontrollua relativisht shpejt, ecuria ka qenë e qëndrueshme dhe rritja e rasteve të reja është në përqindje të lartë si rrjedhojë e shtimit të numrit të testimeve, shtim i cili është i mirëpritur dhe duhet të shtohet sa më shumë.

Pra, miqtë e mi, nuk duhet të shohim një indikator të vetëm por duhet ta zgjerojmë fushën e pamjes. As koeficienti R më vete nuk vlen, pasi edhe ai ka limitimet e tij dhe flet vetëm në shkallë relative, pa përfshirë shkallën absolute.

Informacioni duhet të merret së bashku dhe të përpunohet nga njohësit e fushës dhe jo thjesht të ngrijmë te dy shifra: raste të reja dhe vdekje në ditë. Lexo/studio, përpuno, mendo, vepro dhe mbaj mend! Këto pesë veprime janë karakteristika të natyrës sonë që nuk duhet të harrojmë kurrë!
Veprimet “dëgjo, merre si të mirëqenë dhe frikësohu” janë mbetje të vjetra të evolucionit që duhen çrrënjohur!

Burimi:/Gazeta Shqip

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here