17 tetor, 2020

Në kërkim pasi plagosi me armë 54-vjeçarin, arrestohet

Një person i shpallur në kërkim është arrestuar pasditen e sotme në Kukës.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë personi me inicialet N.K., ndaj të cilit ishte vendosur masa “arrest” me burg, pasi në prill të këtij viti plagosi me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin D.V., 54 vjeç, banues në Kukës.

Njoftimi i policisë:

Kukës.

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Plagosi me armë zjarri një shtetas, kapet dhe vihet në pranga 53 vjeçari i shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”  dhe ” Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Forçat e posaçme “Shqiponjat” në DVP Kukës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat i punës së  mirëorganizuar dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, në rrugën e tregut Kukës, u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e shtetasit N.K., 53 vjeç, banues në Kukës, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe ” Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Ky shtetas, më datë 18.04.2020, në aksin rrugor Krumë-Kukës, ka plagosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin D.V., 54 vjeç, banues në Kukës.

Burimi:/gazeta shqip

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here