Vlora qyteti i historisë, aty ku u ngrit Flamuri i Pavarësisë mbetet gjithmonë një vend që ka diçka për të treguar.

Vitet e fundit, qytetit bregdetar i është ndryshuar edhe pamja vizuale, duke e kthyer atë në një ndër vendet më atraktive për t’u vizituar. Janë të shumta vendet që ju mund t’i vizitoni duke shpenzuar zero lekë në Vlorë.

Lista që IntoAlbania sugjeron:

1Shëtitje në Sheshin e Flamurit

 Nëse je në Vlorë është e paevitueshme një vizitë në zonën historike të saj. I pozicionuar në qendër të qytetit, Sheshi i Flamurit është vendi ku përvit kremtohet Pavarsia e Shqipërisë. Aty ndodhet Monumenti i Pavarsisë si dhe disa objekte të tjera që janë dëshmi e historisë. Vizita në këtë shesh do t’ju bëjë të kuptoni më shumë mbi vendin e shqiponjave.

Monumenti i Pavarësisë, Vlorë, foto nga IntoAlbania

2. Ishulli i Zvërnecit

Ishulli i Zvernecit, i pozicionuar vetëm 12 km larg Vlorës është një ndër bukuritë natyrore që nuk duhet të humbisni për ta vizituar. I mbuluar nga pishat e larta, ky ishull i vogël i Vlorës mund të arrihet duke ecur përmes një ure 270 metra të gjatë, që të mundëson një takim mahnitës me natyrën. Në të do të gjeni dhe Manastirin e Shën Mërisë, një vepër e periudhës bizantine, i cili zë një vend të rëndësishëm në trashëgiminë kulturore fetare.

Zvërneci, Vlorë. Foto nga Altin Serani.

3. Plazhi tek Uji i ftohtë

Vlora është qyteti ku bashkohet deti Adriatik me Jonin dhe për të soditur bukuritë e Jonit, ju duhet të kaloni tunelin e Ujit të Ftohtë. Gjelbërimi i pishave dhe dallgët që përplasen pas shkëmbinjve, e shndërrojnë këtë vend në parajsë tokësore.

Burimi i Ujit të Ftohtë, Vlorë. Burimi hotel “New York”

4. Parku Kombëtar i Llogarasë

I pozicionuar vetëm 40 km larg Vlorës, Parku Kombëtar i Llogarasë është ndër më të vizituarit në çdo stinë. Me shumëllojshmërinë e pishave dhe dushkut, ky park është një mrekulli natyrore dhe turistike. I gjithë rrugëtimi përveç ajrit të pastër, të ofron dhe një panoramë mahnitëse të detit. E nësë jeni në kërkim  për një foto të aventurës, ju sugjerojmë Pishën Flamur, e cila është 100 vjeçare.

Llogara National Park, South Albania
Parku Kombëtar i Llogarasë, Vlorë, ©Fation Plaku

5. Laguna e Nartës

Laguna e Nartës e pozicionuar jo shumë larg Vlorës, konsiderohet si e dyta, më e madhja në Shqipëri. Vetëm 20 min larg Vlorës ju do të mrekulloheni nga ky park për natyrën e pasur me gjallesa ujore. Të shumtë janë vizitorët që vijnë për të parë dunat detare dhe flamingot e lagunës së Nartës.  

Lagoon
Lugina e Nartës, Vlorë. Burimi: argophilia.com

6. Lungomare

E ndërtuar vitet e fundit shëtitorja e Vlorës, është një hapsirë që të jep mundësinë të shpenzosh një kohë cilësore. Rreth 5 km e gjatë, kjo shëtitore është një ndër destinacionet që duhet të vizitoni pasi të ofron një pamje spektakolare. Përveç shëtitjes në freskinë e detit ju mund të shijoni dhe kafen në lokalet e shumta që ndodhen përgjatë vijës bregdetare.

Lungomare në Vlorë, Foto nga IntoAlbania

7. Kisha e Marmiroit

Jo shumë larg Vlorës, në Orikum, ndodhet Kisha e Marmiroit. Një kishë jo shumë e njohur nga turistët, por më vlerë për t’u vizituar. Prandaj dhe e kemi vendosur në këtë listë, pasi është një destinacion që nuk duhet humbur. Kjo kishë e vogël e ndërtuar në vitin 1307 është një monument kulture dhe një vlerë e çmuar e trashëgimisë fetare.

Kisha e Marmiroit, Vlorë. Foto nga Sarah Goolishian.

8. Xhamia e Muradies

Nëse jeni të apasionuar pas kulteve fetare nuk mund të lini pa vizituar Xhaminë e Muradies. E ndërtuar në 1542 nga arkitekt Sinani, konsiderohet si një vepër unike e arkitekturës sonë. Ajo është lehtësisht e aksesueshme, pasi ndodhet shumë pranë qendrës. Xhamia është e hapur, si për ritualin e lutjeve ashtu dhe për vizitorët.

Xhamia e Muradies, Vlorë. Foto nga IntoAlbania.

9Kuzum baba

Nëse doni të shihni Vlorën nga lart, ju sugjerojmë Kuzum baba-në, si pikën më të lartë të qytetit. Një tarracë që iu ofron një pamje mahnitëse, e bën atë vendin më të frekuentuar, jo vetëm nga vendasit, por edhe të huajt. Është vendi ideal për të shijuar qytetin bregdetar, sidomos në perëndimin e diellit, prandaj mos e humbisni!

Vendi i shenjtë Kuzum Baba, Vlorë, foto nga IntoAlbania.

10. Rruga e hebrenjve

Komuniteti hebre ka një histori shumë vjeçare bashkëjetese në qytetin e Vlorës, madje ata kanë dhe rrugën e tyre ku kanë jetuar për shumë vite. Në ditët e sotme kjo rrugë i është nënshtruar rikonstruksionit dhe ka marrë një tjetër pamje, e cila ja vlen për t’u vizituar.

Rruga e Hebrenjve. Foto nga The_AADF

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here