Reshjet e shiut që ranë mbrëmë gjatë natës dhe po vazhdojnë edhe sot, kanë shkaktuar probleme në komunën e Pejës.

Sikurse edhe herëve të tjera, edhe mbrëmë disa lagje të Pejës janë vërshuar pas reshjeve të shiut.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, shihen dëmet që ka shkaktuar shiu si dhe rrugët e mbushura me ujë në lagjen “Azem Lukaj” në Pejë.

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, nëpërmjet një komunikate dje ka paralajmëruar se mund të ketë vërshime në rajonin e Dukagjinit.

“Reshjet të cilat priten të fillojnë përgjatë orëve të pas ditës së sotme datë 15/10/2020 fillimisht do të përfshin pjesën perëndimore të Kosovës (zona malore), duke vazhdua me intensitet të shtuar në drejtim të pjesës veri – perëndimore”, është shkruar në komunikatën e djeshme të institutit. /Telegrafi/

Burimi:/telegrafi

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here