16 Tetor 2020

Lulzim Basha ka prezantuar fakte rrënqethëse të asaj që ai e konsideroi si vjedhja e shekullit nga qeveria, aferën e inceneratorëve.

“Larg prej të ndjerit të dhimbjes së 2qytetarëve të mjekëve pacientëve sipërmarrjes, rama vazhdon aferat korruptive.

Gjatë ditë të kaluara, vjedhja e shekullit, afera e inceneraotrëve ka qënë në qëndër të vëmendjes. Pse po e kërkojmë transparencë për këtë megakorrupsion?

Rama i ka dhënë miliona euro një personi që ka regjistruar kompani guacka dhe është pronar i tre inceneratorëve!

Vetëm në një rast në Tiranë, kompania është regjistruar një ditë para se të lidhte kontratën. Vetëm një ditë para se të merrte koncensionin. Nuk ekzistote dhe është regjistruar. Pa asnjë përvojë në fushën e administrimit të mbetjeve.

Në rastin e Fierit është regjistruar me një kompani italiane me përvojë dhe ia ka blerë kuotat për 10 milionë lekë të reja! Hapini veshët vetëm 20 mijë lekë dhe e ka guacë të regjistruar në parajsat fiskale.

Kemi kërkuar muajt e fundit prani mediatike se as në Fier, as në Tiranë nuk ekziston incinerator kurse ai i Elbasanit nuk është marrë në  dorëzim nga bashkia se nuk plotëson kushtet e  kontratës.

73 milionë euro i janë paguar.

Çfarë do të thotë kjo?! Cila qeveri mobilizohet dhe merr 17 vendime brenda ditës për një kompani pa konkurencë me një komani që ka kapital fillestar 1 milionë lekë dhe merr 400 milionë!!!”

Burimi:/SYRI.net

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here