15 Tetor, 2020

Në të gjithë vendin qytetarët duhet ti binden vendimit të qeverisë për mbajtjen e maskave në kuadër të masave parandaluese për përhapjen e Covid 19.

Burime për Abc News bëjnë me dije se pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për vendosjen e maskave, qytetarët e Beratit kanë zbatuar urdhrin duke u pajisur të gjithë me maska .

Beratasit duken të bindur ndaj urdhrit të qeverisë, në rrugët e qytetit janë të pakët ato persona që shihen pa maska.

Ndërkohë shërbimet e policisë janë në kontroll për zbatimin e protokollit nga qytetarët duke vendosur maskën.

Burimi/abcnews.al

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here