15 Tetor 2020

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Duke filluar nga mesi i ditës, vranësirat do të zhvillohen duke sjellë reshje shiu në të gjithë territorin ku fillimisht do të nisin në zonat perëndimore. Reshjet herë pas herë do të jenë në formën e stuhive ku nuk përjashtohet mundësia për përmbytje.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 05°C në 14°C, në zonat e ulëta nga 10ºC në 20°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 23°C.

Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 6 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me diell, por që herë pas here do të ketë reshje shiu. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 05°C deri në 17°C dhe në zonat e ulëta nga 07°C në 19°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të Shqipërisë, Kosovës dhe botës.FOTO GALERI1/6

I lartë vijon të mbetet edhe numri i viktimave, ku edhe ditën e sotme kanë ndërruar jetë 5 pacientë. Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë këtyre orëve kanë fituar betejën me virusin e rëndë 87 të infektuar.

Njoftimi i plotë i MSH:

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1351 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 203 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 87 qytetarë, duke e çuar në 9762 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

68 raste në Tiranë, nga 17 raste në Fier, Korçë, 15 në Elbasan, 14 në Berat, 12 në Lezhë, 10 në Durrës, 9 në Lushnje, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Vlorë, Sarandë, nga 3 raste në Gramsh, Kuçovë, nga 2 raste në Shkodër, Kurbin, Mirditë, Tepelenë, Roskovec, nga 1 rast në Krujë, Kavajë, Librazhd, Mat, Fushë-Arrëz, Selenicë, Bulqizë, Shijak, Vorë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 239 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 59 vjeçare nga Elbasani, një 79 vjeçare nga Vlora, një 87 vjeçare nga Tirana dhe dy qytetarë nga Durrësi: 66 dhe 85 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton se nga data 15 Tetor maska ose barriera mbrojtëse prej tekstili bëhet e detyrueshme edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit. Bëjeni mbajtjen e maskës pjesë të sjelljes tuaj të përditshme për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj. Mos neglizhoni për asnjë moment ruatjen e distancimit fizik prej të paktën 1.5 m dhe kujdesuni për higjienën personale.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.
COVID-19 – Statistika (14 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 203
Të shëruar ne 24 orë 87
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 1351
Testime totale 102,004

Raste pozitive 15955
Raste të shëruara 9762
Raste Aktive 5759
Humbje jete 434

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2890
Durrës 593
Shkodër 426
Korçë 325
Fier 306
Lezhë 290
Elbasan 246
Vlorë 208
Berat 168
Kukës 159
Dibër 82
Gjirokastër 66


Burimi:/top-channel.tv

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here