14 tet, 2020

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar rregullat e përdorimit të maskës.

Albana Fico, Drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik, foli mbi masat që duke filluar nga nesër do të jenë të detyrueshme për të gjithë.

“Nga nesër maska është e detyrueshme edhe në rrugë dhe në ambjente të jashtme”, tha Fico.

Ajo nuk detyohet, kur je me familjarë, apo kur lëviz me motor, biçikletë, si dhe kur hyn në bar ose restorant.

Tre mijë lekë është gjoba për mosmbajtjen e maskës, 5 mijë në rast përsëritjeje.

Gjithashtu u bënë edhe disa përjashtime, kur nuk duhet mbajtur maska.

Rastet kur maska bëhet e detyrueshme:

Në të gjitha vendet e hapura, si park apo shesh.

Në të gjitha mjetet e transportit publik.

Gjatë aktivitetit në punë, në të gjitha institucionet publike dhe jopublike.

Teatër, Kinema, Biblioteka etj.

Në hyrje-dalje nga banesat.

Në ashensor.

Përpara dhe pas konsumimit të ushqimeve në bare dhe restorante.

Në motorçikletë kur merr një person jot ë familjes.

Nëse je duke u kujdesur në shtëpi për një person të prekur me Covid-19.

Në të gjitha institucionet fetare.

Për të gjithë ish të prekurit me Covid-19

Në institucionet arsimore dhe ato të përkujdesit shëndetësor.

Para hyrjes dhe daljes në klinikat dentare.

Nga persona që nuk flasin ose dëgjojnë etj.

Burimi:/NOA.al

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here