
Presidenti Ilir Meta ka publikuar sot një foto me dy figura të njohura që kanë qenë pjesë e Partisë Socialiste, me ish deputetin Ndre Legisi dhe ish kryetarin e Komisionit të Garancive Statutore në PS, Mark Nikollin.
Në një postim në rrjetet social, Meta thotë se kohë më të mira do të vijnë për vendin, dhe se Shqipëria si gjithë Europa, do jetë “shumë shpejt një projekt i përmbushur!”
POSTIMI I PLOTE I METES
Kënaqësi të jem në një drekë ish-eurosocialistësh, me miqtë e mi, Ndre Legisi dhe Mark Nikolli.
Ishin kohë të paharruara!
Kohë më të mira do të vinë!
Shqipëria si gjithë Europa, shumë shpejt një projekt i përmbushur
Burimi:/panorama
Comments
0 comments