INTERPOL ka publikuar foto të tjera të Gramoz Dritan Rexhepit, 40-vjeç.

Ai  po vuan dënimin në burgun e Kuitos në Ekuador, ndërsa mbi vlonjatin rëndojnë dhjetëra akuza.

Gramoz Rexhepi kërkohet edhe nga autoritetet në Belgjikë.

INTERPOL thotë se Rexhepi akuzohet për vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim, plagosje të rëndë me dashje, armë dhe municione luftarake, falsifikim vulash, dokumentesh pasaportash, rrëmbim dhe mbajtja peng e një personi për trafik droge.

Në vendin tonë Gramoz Dritan Rexhepi akuzohet si personi që ka porositur pengmarrjen e Jan Prengës në Kamzë për një ngarkesë prej rreth 283 kg kokainë në Angli ku i përfshirë është vëllai i viktimës, aktualisht në burg.

Pak muaj më parë, Gramoz (Dritan) Rexhepi tha nga burgu në Kuito të Ekuadorit se ai nuk ka asnjë lidhje me pengmarrjen e Prengës.

Gjitahshtu ai mohoi të ketë biseduar me Ndrek Prengën në lidhje me pengmarrjen e të vëllait.

Burimi/NOA.al

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here