14 TETOR 2020

“Do jem polic në kapjen e djalit tim”/ Flet babai i

Babai i 19-vjeçarit Ilirjan Hasanaj, i cili akuzohet se bëri atentatin ndaj shefit të Policisë së Malësisë së Madhe ka deklaruar para mediat se nuk ka asnjë informacion se ku ndodhet i biri i tij.

Arben Hasanaj deklaroi se do e dorëzojë vetë në polici të birin, nëse e gjen.

“Kushdo që e sheh të më njoftojë. Që prej ditës së ngjarjes nuk kam pasur një komunikim me djalin, vetëm kam dëgjuar lajmet. Nuk e imagjinoj që të ketë bërë këtë gjë. Unë nuk kam gjë me atë familje. Ata janë familje shumë e mirë, kam respekt.

Nuk jemi në hasmëri me atë familje. Unë nuk e di ku është djali, kaq dua, do të bashkëpunoj me Policinë, jam në krah të Policisë. Unë do të mbështes edhe djalin. 

Ai është fëmija jem, ai është shpirti im. Nuk kemi lidhje me atë familje, është nga fshat tjetër. Nuk kam parë asnjë sjelle të çuditshme të djalit. Sapo mbaroi shkollën do të bënim letrat për të shkuar në Akademinë e Policisë. 

Mori testin e parë, po prisnin përgjigjen e testit fizik. Në këtë moment më mori në qafë, më tradhtoi. Për vrasës me pagesë, këto janë dyshime të policisë. Nuk di gjë. Unë nëse gjej djalin do ta dorëzoj në polici, do i përgjigjem edhe familjes tjetër. Unë do të jem polic në kapjen e djalit tim.”, u shpreh Arben Hasanaj.

Burimi:/gazeta-shqip.com

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here