Tet 14, 2020

Shperndaje

Detaje të reja janë zbuluar nga eksplozivi i vendosur mbrëmjen e djeshme në lagjen Pavarësia në Vlorë. Sasia plasëse e vendosur pranë pallatit të Kulturës në Vlorë, është rreth 200 gram dhe e vendosur me telefon.

Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili mëson se lënda plasëse ishte e përgatitur në mënyrë artizanale lloji “tritol”. Sasia e tritolit u asgjësua me shpërthim të komanduar nga Forcat Xheniere.

Burime bëjnë me dije se policia nuk e ka ende të qartë nëse lënda plasëse i ka rënë ndonjë makine, apo është vendosur në pemë në afërsi të ndonjë makine të parkuar.

Policia ka shpresa tek kamerat e sigurisë të sekuestruara nëse kanë identifikuar automjetin, apo personin.

Burimi:/lajmifundit.al

Leave your vote

Comments

0 comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here